Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është cituar të jetë shprehur se Beogradi zyrtar nuk i refuzon bisedimet me Kosovën, por nga ajo që ka parë nga propozimi franko-gjerman, është shumë e vështirë të realizohet për Serbinë. Nuk e di si do të veproja nëse do të duhej të merrja vendim në këtë moment, pasi ata nuk na dhanë shans. Shpresoj që në dokumentin e ardhshëm, të paktën të na japin një shans”, tha Vuçiq për mediet në Serbi Rreth një muaj më parë, në opinion u shfaq informacioni se Franca dhe Gjermania u kanë ofruar udhëheqësve në Prishtinë dhe Beograd një propozim se si t’i zgjidhin mosmarrëveshjet mes dy vendeve. Propozimi nuk ishte bërë publik dhe nuk dihej se çfarë përmban saktësisht. Ambasadat e Francës dhe Gjermanisë në Kosovë nuk e konfirmuan ekzistencën e ndonjë dokumenti të tillë. Autoritete në vendin tonë thonë se marrëveshja përfundimtare me Serbinë do të duhej të përfshinte njohjen reciproke, por në Serbi, tash për tash, e kundërshtojnë një mundësi të tillë, qoftë edhe pas dhjetë vitesh.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …