Vucic

Vuçiq: Dokumenti i ri është diçka është Ahtisari minus, dhe diçka nga Ahtisari plus

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se në takim me ambasadorët e vendeve të QUINT-it, janë dakorduar që të mos e bëjnë publike letrën që ata ia kanë dorëzuar atij, e që ka të bëjë me Kosovën dhe bisedën që kanë zhvilluar për këtë çështje. Megjithatë, presidenti serb ka zbuluar diçka nga ai dokument, duke thënë se përmban elemente të pakos së Ahtisaarit. Ka gjëra që mund t’i bëjmë, por ka gjëra që nuk mund t’i bëjmë. Marrëveshja është që dokumenti të mos publikohet, pasi artnerët tanë janë të shqetësuar për mundësinë e një përshkallëzimi në terren. I pyetur  nga gazetarët në Serbi nëse dokumenti dhe deri në çfarë mase i kthehet planit për Kosovën që dikur ishte propozuar nga Martti Ahtisari, ka thënë se diçka i ngjanë atij plani e diçka jo. Diçka është Ahtisaari minus, dhe diçka Ahtisaari plus, saktësoi Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …