Gabriel Escobar

Eskobar: Njohja mes Kosovës e Serbisë është zgjidhja më e mirë, por nëse palët gjejnë një zgjidhje tjetër ne e mbështesim

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar në një intervistë për televizionin publik serb ka thënë se Uashingtoni do të mbështeste një marrëveshje pa njohje reciproke nëse dy palët pajtohen

Ai iu  përgjigj gazetarit duke thënë: Ju po e përdorni fjalën “presion” gjatë gjithë kohës. Nuk do ta quaja presion, por inkurajim. Ne duhet të gjejmë një rezultat përfundimtar shumë të qëndrueshëm, që i përshtatet të dyja  vendeve. Qëndrimi ynë gjatë gjithë kohës ka qenë se njohja është ndoshta zgjidhja më e mirë, por nëse të dyja palët gjejnë një zgjidhje të tjetër ne do ta mbështesim atë. Megjithatë, ndërkohë duhet të mbetemi të angazhuar në dialog, duhet të parandalojmë çdo konfrontim dhe çdo lloj dhune mes dy palëve që do të destabilizonte të gjithë rajonin” ka thënë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …