Ulja e shtesave për pensionistë e familjet në asistencë sociale është kritikuar nga deputeti i PDK-së Elmi Reçica

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica reagoni lidhur me prodhimin e limituar të pasaportave për misionet diplomatike nga MPB-ja

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica ka reaguar lidhur me prodhimin e limituar të pasaportave për misionet diplomatike të Republikës së Kosovës nga Ministria e Punëve të Brendshme. Reçica ka thënë se kjo gjendje është përkeqësuar në javët e fundit dhe po i penalizon më së shumti qytetarët e Kosovës që jetojnë në mërgatë. Mungesa e furnizimit me pasaporta po u shkakton probleme mërgimtarëve të pajisen me leje qëndrimi dhe në planifikimin e udhëtimeve të tyre për në vendlindje. Shumë mërgimtarë të pakënaqur në Austri, Gjermani, Zvicër kanë reaguar përkitazi me këtë gjendje të krijuar, pasi disa nga ta kanë humbur edhe pushimet e planifikuara duke u shkaktuar një kosto të lartë. Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës do të duhej që të njoftonte mërgatën për mungesën e materialit dhe të udhëzonte misionet diplomatike si të vepronin, pasi presioni ndaj konsullatave është shumë i madh nga mërgimtarët e mllefosur me të drejtë. Për shkak të papërgjegjësisë dhe mosdijes së kësaj qeverie, kjo gjendje e krijuar pritet të vazhdojë edhe më tutje, duke ju shkaktuar probleme mërgimtarëve tanë dhe duke iu pamundësuar që festat e fundvitit t’i kalojnë në vendlindje”, shkruan deputeti i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …