Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hikmete Bajrami ka kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që ta shkarkoj ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci. Deputetja, Hikmete Bajrami ka shkruar më tutje se nëse dështon edhe të shtunën e ardhshme zëvendësimi i orëve mësimore atëherë ministres së Arsimit duhet t’i kërkohet përgjegjësi dhe të shkarkohet menjëherë. Arbërie Nagavci është përgjegjëse pse dështoi edhe këtë të shtunë zëvendësimi i orëve mësimore. Kryepërgjegjësi është Albin Kurti i cili po e toleron një ministre të tallet me mijëra fëmijë e familje. Kryeministri duhet t’i kërkojë ministres Nagavci që të arrijë sa më shpejt marrëveshje me prindërit për zëvendësimin e orëve të humbura shkaku i grevës. Partia në pushteti erdhi në Qeveri për t’i zgjidhur të gjitha ”çështjet kombëtare e ndërkombëtare”, por po dështon në ekonomi, shëndetësi, diplomaci e më së shumti po dështon në arsim” ka shkruar deputetja, Hikmete Bajrami.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …