Presidenti i Maltës, që po qëndron për vizitë në vendin tonë, George Vella ka deklaruar se shteti i tij mbështet liberalizimin e vizave dhe anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. “E ritheksoj mbështetjen e vazhdueshme të Maltës për Kosovën në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE. Mirëpres raportin e Komisionit Evropian, dhe e inkurajoj Kosovën të vazhdojë rrugëtimin reformues drejt perspektivës evropiane. Malta mbështet propozimin e KE-së për liberalizim të vizave, pasi Kosova ka përmbushur gjitha kushtet” ka theksuar mes tjerash, presidenti i Maltës, George Vella, gjatë konferencës për medie.
Kontrolloni gjithashtu
ASK ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin tetor, import 580.4 milionë, eksport vetëm 87.3 milionë euro
Agjencia e Statistikave të K9s9vës ka publikuar raportin për tregtinë e mallrave për muajin e …