Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka deklaruar se Rusia ka nisur sulme të reja ajrore kundër ndërtesave të energjisë së Ukrainës duke shkaktuar ndërprerje të rrymës në mbarë vendin. Ai ka shtuar më tutje se shumica e raketave dhe dronëve të Rusisë po rrëzohen por një milion e 500 mijë familje ukrainase kanë mbetur pa energji elektrike. “Sigurisht, ne ende nuk kemi aftësi teknike për të parandaluar 100 për qind të gjitha sulmet ruse me raketa dhe dronë. Jam i sigurt që gradualisht ne do të arrijmë ta bëjmë këtë me ndihmën e partnerëve tanë” është cituar të ketë thënë presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski. Ai ka theksuar se shënjestër kryesore e terroristëve është energjia.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …