leoni

Sadik Ymer Guri (10.5.1970 – 25.5.1999)

Sadik Ymer Guri (10.5.1970 – 25.5.1999)

Sadik Guri u lind në fshatin Nikë të Komunës së Kaçanikut, më 10.5.1970 në një familje përparimtare e me gjendje të mirë ekonomike. Ishte fëmija i dytë i Ymerit dhe Fikrijes. Që në moshë të re u bë krah i fortë i familjes.
Shkollën fillore e mbaroi në vendlindjen e tij. Mësimet i vazhdoi në shkollën e mesme në Kaçanik në drejtimin mirëmbajtës teknik i makinave. Kontaktet e para me ilegalen kombëtare i filloi në Zvicer, ku kishte punuar pas emigrimit në vititn 1997. Një kontribut të dalluar ka dhënë në mbledhjen dhe dërgimin e mjeteve materiale në fillim të veprimtarisë së tij për mobilizim sa më të mirë dhe përgatitjen e UÇK-së. Mori pjesë aktive në demonstratat e organizuara në Kaçanik, Ferizaj, Prishtinë etj., kundër pushtuesit sërb.
Në vitin 1997 te Sadiku shkoi një kolabrocionist i pushtetit serb dhe e fton atë të paraqitet në bisedë informative te eprori serb, i quajtur Jeleni. Nga Sadiku kërkohen armë. Në këtë lloj presioni inkuadrohet edhe kolaboracionisti tjetër, Nesret Shehu. Për shkak të këtij presioni detyrohet të emigrojë ilegalisht në Zvicer.
Në UÇK është inkuadruar në pranverë të vitit 1998. Gjatë verës së vitit 1998 ai e la punën në Zvicer dhe udhëtoi për në Tropojë të Shqipërisë, së bashku me me 16 bashkëmendimtarë të tjerë. Stërvitjet ushtarake i bëri në Tropojë në gusht të vitit 1998, për të hyrë pastaj në Kosovë në frontet e luftës. Më 31 gusht 1998 mbërrin në shtabin e Kaçanikut në Jezerc, ku do të qëndrojë deri në përfundim të Epopesë së Jezercit (24 – 28 shtator 1998), në njësitet e Brigadës 162 „Agim Bajrami“. Me urdhër të komandës së Brigadës 162, Sadiku shkoi në mbështetje të Brigadës 161 të Zonës Operative të Nerodimes, pas masakrës së Reçakut me pikëqëndrimin në Reçak.
Bashkëluftëtarët e ngushtë të Sadikut ishin: Feriz Guri (komandant Shpata), Lumni Ismajli nga Tetova, Ferid Guri, Fadil Guri, Azem Guri dhe Qemal Guri. Mori pjesë në luftimet e betejës së Jezercit, Reçakut, Ivajës, Nikajve dhe Bicajve. Për një angazhim shumë serioz të tij të nivelit të lartë komanda e Brigadës e cakton në detyrën e policit ushtarak të cilën detyrë e kryen me përgjegjësi. Më 25 maj 1999 filluan luftime të ashpra nga ora 3 e mëngjesit. Lëvizjet armikut nisën në drejtim të pozicioneve të luftëtarëveshqiptarë. Në orën katër të mëngjesit, forcat armike filluan sulmet me të gjitha llojet e armëve,por edhe, të lehta dhe të rënda në drejtim të pozicioneve të UÇK-së. Njësitet e UÇK-së u kundërpërgjigjën me zjarr. Sulmet u bënë në drejtim të fshatrave Bob, Kukaj, Trimor, Bicaj,Nikaj dhe Dubravë. Në mbrojtje të kësaj vije të frontit bie heroikishte Sadik Guri përkrah bashkëluftëtarëve të tij: Qemal Guri,Shaqir Kuka, Sakip Hysa, Nazmi Osmani dhe Avdullah Baftiu. Në ato luftime u plagosën luftëtarët: Ferid Guri, Afet Dalloshi, Zikirja Vishi, Xhemil Dalloshi dhe Mustafë Bunjaku. Në këto luftime të përgjakshme forcat sërbe vranë dhe masakruan edhe pjesëtarët e popullsisë civile: Xhemal Tusha, Ali Tusha, Rrahim Vishi, Sylejman Guri (vëllu i Sadikut), Milaim Vishi, Hajrush Qorri, Artan Qorri, Rexhep Qorri dhe Fetije Qorri (8-vjeçare).
Dëshmori Sadik Guri u varros në varrezat e fshatit Nikë me nderime ushtarake më 26.5.1999, ndërsa pas luftës u bë rivarrimi i trupit të tij në varrezat e Dëshmorëve në Kaçanik. Në të njëjtën ditë me të, në altarin e lirisë ra edhe vëllau i Sadikut, Sylejman Guri, të cilin më 15 maj 1999 forcat armike e kishin zënë rob lufte.
Sadiku ka qenë i martuar me Nazlijen me të cilën kishte dy fëmijë: vajzën Herolindën dhe djalin Ymerin.
Pas luftës në vendin e rënies, në Bicaj të Kaçanikut, i është vënë pllaka përkujtimore. (H. K.)

Kontrolloni gjithashtu

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Ilmi Sadri Aliu (25.10.1964 – 5.11.1998)

Dëshmori i kombit, Ilmi Aliu, u lind në Izbicë të Drenicës, në vjeshtën e vitit …