Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer u shpreh se deklarata e emisarit amerikan, Gabriel Escobar se kryetari serb, Aleksandar Vuçiq, është i përkushtuar për stabilitet rajonal, nuk është e qëndrueshme pasi ai realisht ai është i përkushtuar vetëm ndaj “Serbisë së madhe. Vuçiq është i përkushtuar ndaj asaj që ai e quan botë serbe dhe kjo kërcënon destabilitetin si në Bosnje ashtu edhe në Kosovë. Ai ka theksuar me këtë rast se kërkesa amerikane drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta shtyjë edhe 10 muaj zbatimin e vendimit për targat është krejt e pavend. Shtyrja vetëm për dhjetë minuta është shumë, nënvizoi Serwer.
Një kërkesë që po bëhet tashmë edhe nga ndërkombëtarët është themelimi i Asociacionit të komunave serbe. Por Qeveria e Kosovës është e prerë për mos formimin e tij, pasi bie ndesh me Kushtetutën e vendit. Serwer po ashtu saktësoi se Kosova duhet ta themelojë Asociacionin, mirëpo vetëm me dy kushte. 1) reciprociteti për komunitetet shqiptare në Serbi dhe 2) respektimi i kritereve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, është shprehur ai.