Partia Vetëvendosje ka zgjedhur Kryesinë e re që do të drejtojë organizatën për katër vitet e ardhshme. Udhëheqje e re ka disa ndryshime. Sekretar organizativ nuk do të jetë më Vlora Haxhimehmedi, por Alim Rama. Nënkryetar i parë është zgjedhur Glauk Konjufca, nënkryetare e dytë Mrika Limani-Myrtaj, pozitë të cilën e mbante Fatmire Mulhaxha-Kollçaku.
Të zgjedhurit e sotëm nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm për pozitat e rëndësishme në Lëvizjen VETËVENDOSJE! janë:
Nënkryetar i parë – Glauk Konjufca
Nënkryetare e dytë – Mrika Limani Myrtaj
Sekretar Organizativ – Alim Rama
Kryesuese e Këshillit të Përgjithshëm – Arbërie Nagavci
Zv. Kryesues i Këshillit të Përgjithshëm – Boiken Abazi
Koordinatore e Komiteteve – Dejona Mihaili
Drejtues i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare – Hajrullah Ceku
Drejtues i Sekretariatit për Media dhe Komunikim – Arlind Manxhuka
Anëtarët e Kryesisë:
Mrika Limani Myrtaj
Dejona Mihaili
Arbërie Nagavci
Alban Hyseni
Arben Vitia
Arbër Zaimi
Besnik Bislimi
Elvis Hoxha
Fatmire Mulhaxha Kollcaku
Fitore Pacolli
Hekuran Murati
Mytaher Haskuka
Saranda Bogujevci
Tinka Kurti
Vlora Haxhimehmedi
Xhelal Sveçla
Anëtarët tjerë të Kryesisë me automatizëm për shkak të posteve që bartin:
Alim Rama, Sekretari Organizativ
Arbërie Nagavci, Drejtuese e Këshillit të Përgjithshëm
Albulena Haxhiu, GVV
Behar Jashari, RVV
Glauk Konjufca, Nënkryetari i parë i LV
Hajrullah Ceku, Drejtues i SMN-së
Arlind Manxhuka, Drejtues i SMK-së.
Në asnjë instancë organizative nuk është zgjedhur asnjë kandidat nga radhët e të burgosurve politikë nga Shoqata e të Burgosurve. Për habi të opinionit nuk janë zgjedhur, figura të përkushtuara të partisë sikur janë: Liburn Aliu, Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Fatmir Humolli, madje as Avni Dehari dhe as më besniku i partisë, Sami Kurteshi.