leoni

Promovim veprash të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, Tefik Ramadani e Driton Gashi

Promovim veprash të autorëve: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, Tefik Ramadani e Driton Gashi

Në panel ishin të pranishëm: Naser Hoxhaj – Kryetar i Shoqatës DARDANIA të Mannheimit, Tefik Ramadani, Nusret Pllana, Driton Gashi, Xhafer Leci, Baki Mustafa e Can Tahiri.

Nga një organizim shumë dinjitoz të Shoqatës DARDANIA, në Mannheim, u mbajtë suksesshëm promovimi i librit të xhepit „Vergiss Niemals – Mos harro kurrë“, të autorëve: Nusret Pllana e Agim

Aliçkaj, të librit „Në gojën e gjarpnit“, të Prof. Tefik Ramadanit (veprimtar i devotshëm i çështjes kombëtare dhe i burgosur politik) dhe librit “Mit Doppeladler in Ruhrppott“, të autorit Driton Gashi nga Mannheimi.

Përveç shumë aktivistëve, afaristëve e veprimtarëve të shumtë të çështjes kombëtare, morën pjesë edhe shumë bashkëatdhetarë gjithandej Gjermanisë, studentë e studente të Organizatës rinore të Universitetit të Mannheimit, me Gjentila Bajren – Kryetare, bashkëluftëtarët e Nusret Pllanës, Ilir Krasniqi( vëllai i Heroit të kombit Adrian Krasniqi) e Abedin Sadrija, si dhe shumë dashamirë të artit e të kulturës, të cilët me prezencën e tyre aktive, e krijuan një atmosferë madhështore të promovimit të këtyre veprave publicistike e dokumentare, autorët e të cilëve, shpeshherë nderoheshin edhe me duartrokitje frenetike nga të pranishmit.

Faleminderit Shoqatës “Dardania“ të Mannheimit për këtë organizim të suksesshëm, por një falënderim shumë i veçantë i shkon edhe z. Baki Mustafa – Kryetar i Ansamblit PAVARËSIA, të Shtutgartit, i cili qe më tepër se dy dekada e përkrah moralisht e materialisht autorin Nusret Pllana, me promovimet e shumta gjithandej Evropës, si dhe veprimtarit të çështjes kombëtare, gazetarit e ambasadorit të paqës, z. Can Tahiri, të cilët e shoqëruan për tri ditë rresht, autorin N. Pllana, në promovimet që i kishte për një kohë shumë të shkurtër ( brenda dy dite), në Keln dhe Mannheim.

Shumë faleminderit piktorit të mirënjohur shqiptar, z. Halit Nezaj(King Lita), për pikturën e bukur dhuratë, me figurën e Komandantit legjendar Adem JASHARI, për çka i jam mirënjohës përjetësisht.

Autorët: Nusret Pllana e Agim Aliçkaj, përzemërsisht iu falënderohen të gjithë pjesëmarrësve, për prezencën e tyre dhe respektin e treguar në vazhdimësi ndaj punës dhe veprimtarisë tonë aktive në shërbim të çështjes kombëtare, e që e kanë të vetmin qëllim, denoncimin e barbarisë dhe mizorisë serbe deri në shkallë gjenocidale mbi shqiptarët, dënimin e Serbisë nazifashiste dhe gjakatare për gjenocidin mbi shqiptarët dhe, mos – harresën e kujtesës historike, defekt ky, pothuajse „gjenetik“, i shqiptarëve shekuj me radhë!

 

22 tetor 2022,

Gjermani – Mannheim

 

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …