leoni

Lindita Nikolla

Kryekuvendarja e Shqipërisë, Lindita Nikolla kërkon korrigjimin e gabimit tragjik që bëri raporti i Dik Martit kundër Shqipërisë e Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, ua ka dërguar një letër kryeparlamentarëve të shteteve anëtare të Këshillit të Evropës lidhur me raportin e Dick Martyt, për të cilin shkruan se pretendimet për trafik të  organeve njerëzore janë të pavërteta dhe të pabazuara. Në letrën dërguar kryeparlamentarëve të vendeve anëtare të KE-së, Nikolla kërkon korrigjimin e gabimit tragjik të bërë ndaj Shqipërisë dhe Kosovës, pasojat e të cilave, vazhdojnë të dëmtojnë rëndë dy vendet. Më 21 korrik 2022 Kuvendi i Shqipërisë miratoi Rezolutën “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve për trafikimin e paligjshëm të organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri.” Teksi i Rezolutës së Kuvendit të Shqipërisë iu dërgua autoriteteve dhe Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës më 12 gusht 2022. Në letrën e saj Kryekuvendarja e Shqipërisë Lindita Nikolla ka shkruar: Me anë të kësaj letre dëshiroj të sjell në vëmendjen Tuaj një çështje mjaft të rëndësishme që lidhet me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut si vlera thelbësore të sistemit demokratik dhe të qytetërimit bashkëkohor, të cilat qëndrojnë në themelet e Këshillit të Evropës, ku të dy vendet tona janë anëtare. Bëhet fjalë për të drejtën e vendit tim, Shqipërisë, si edhe të Kosovës, për të rivendosur dinjitetin e nëpërkëmbur nga disa dyshime tërësisht të pabazuara dhe të pavërteta mbi trafikun e organeve njerëzore në Shqipëri e Kosovë, që pretendohet të jenë kryer nga liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, thuhet në letrën e kryekuvendares së Shqipërisë Lindita Nikolla.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …