Edi Rama

Edi Rama: Deri disa vite më parë nuk mund ta imagjinonte kush se liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë

Samiti BE-Ballkani Perëndimor i parashikuar për t’u mbajtur më 6 dhjetor në Tiranë, është konsideruar nga kryeministri Edi Rama, një ngjarje historike për vendin. Rama shkruan se deri disa vite më parë nuk mund ta imagjinonte kush se liderat e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel.  Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, ka bërë publik vendimin e mirëseardhur për organizimin më 6 dhjetor, në Tiranë, të Samitit BE-Ballkani Perëndimor. Nuk besoj se mund ta imagjinonte kush deri disa vite më parë, që tërë liderët e BE-së do të zbrisnin në Tiranë, për një punë që gjithnjë është bërë në Bruksel. Por sot Tirana nuk është më ajo e deri disa viteve më parë, po është kryeqyteti i një vendi të respektuar në politikën ndërkombëtare, si edhe një qytet i ri europian tërheqës për zhvillimin e tij mbresëlënës. Për historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë kjo është një ngjarje absolutisht historike. Për Tiranën kjo është ngjarja më e madhe ndërkombëtare e historisë së saj.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …