Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuça, e takua me gjeneralin serb Milan Mojsiloviq, në Beograd

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuça, e takua me gjeneralin serb Milan Mojsiloviq, në Beograd

Komandanti i misionit paqeruajtës të KFOR-it, në Kosovë,  gjeneralmajor Angjelo Mikele Ristuça, e takua me shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë, gjeneral Milan Mojsiloviq, në Beograd. KFOR-i përmes një komunikate ka njoftuar se ushtarakët  diskutuan situatën e sigurisë dhe nënvizuan rëndësinë e vazhdimit bashkëpunim në dobi të stabilitetit rajonal, transmeton Zeri.info. Ata folën edhe për stërvitjen rutinë në Serbi të quajtur “Manovra 2022” të organizuar nga Forcat e Armatosura të Serbisë. Vazhdimi  i këtij viti i këtij ushtrimi do të zgjat deri me 6 nëntor. Gjenerali italian theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it ndaj të zbatimit të mandatit të tij – bazuar në rezolutën 1244 të vitit 1999 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt dhe liri të lëvizje për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …