Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka folur lidhur me projektet që mund të merren për t’i dhënë fund bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur për modelin e shumëpërfolur të dy Gjermanive, ai ka thënë se ky do të ishte një model fatal për Kosovën. Modeli i tillë ka funksionuar në kohën e Luftës së Ftohtë, por jo tani, sepse ky model do ta prishte shtetësinë e Kosovës. Po shihet se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka marrë dimension tjetër. Kemi të bëjmë me një dialog gjithëpërfshirës, por jo përfundimtar, për çështje të cilat janë të hapura që nga viti 2011. Gjermania e Franca kanë mandat për këtë çështje. Dialogu është menaxhim i krizës dhe e ka marrë këtë dimension për shkak të luftës në Ukrainë”, tha mes tjerash profesor, Enver Hasani.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …