Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

DASH mbështet dialogun mes Kosovës e Serbisë për një marrëveshje finale, që mund të arrihet ditëve në vijim

Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale, që mund të arrihet ditëve në vijim. Në një postim për mediat, zëdhënësi i Departamentit, Ned Price, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë konsistente dhe përkrahëse për dy vendet. Ai shtoi se e përkrahin edhe Bashkimin Evropian si ndërmjetësues në dialog. E mbështesim plotësisht dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja. Kjo është arsyeja pse i dërguari amerikan, Gabriel Escobar, ishte në Prishtinë dhe në Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar në këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës,  Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor”, tha Price, duke theksuar se sekretari i Shtetit, Anthony Blinken, ka kërkuar angazhim të vazhdueshëm dhe konstruktiv për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …