leoni

Komuna e Vitisë mbanë një marsh kundër kancerit të gjirit

Me moton “Ekzaminohu me kohë, vrapo për jetën” sot në qytetin e Vitisë,  është mbajtur një marsh sensibil izues për ndërgjegjësimin e sëmundjes së kancerit të gjirit por edhe për përkrahjen e personave të prekur nga kjo sëmundje. Ky aktivitet është mbajtur në kuadër të organizimit të komunës së Vitisë, konkretisht të drejtorisë për Shëndetësi, Mirëqenie Sociale dhe të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Viti dhe atë në kuadër të muajit tetor që njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Përndryshe kjo komunë në bashkëpunim me institucionet e ndryshme gjatë këtij muaji ka shënuar aktivitete shumta në lidhje me parandalimin e sëmundjes së kancerit të gjirit. Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash ka folur edhe për përkrahjen e kësaj komune në këto aktivitete. “ Ky muaj na ka gjetur të përgatitur me të gjitha kapacitetet tona qoftë të shëndetësisë primare, aspekteve të tjera apo të përkrahjes morale. Edhe ky marsh organizohet në shenjë të përkrahjes së personave të prekur me këtë sëmundje”, u shpreh kryetari Haliti, duke ju uruar shërim të shpejt personave të prekur me kancer të gjirit. Ndërkaq Vjollca Kadolli-Halili, drejtoreshë e QKMF-së në Viti, foli mbi aktivitetet që janë zhvilluar në kuadër të muajit të ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në Viti. Ai përmendi qëndrimin e epikës mobile të mamografisë në Viti, realizimin e ultrazërit falas apo edhe të mamografisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit. Ajo tha se në kuadër të këtij muaji janë mbajtur edhe ligjërata të vetëdijesimit në lokalitetet e ndryshme të komunës së Vitisë si dhe ligjërata për trajnimin e stafit shëndetësor në menaxhimin e stresit. Me këtë rast ajo falënderoj të gjithë institucionet dhe personat që kanë përkrahur këto aktivitete duke përmendur se mbi 120 gra kanë përfituar mamografi falas dhe 15 të tjerë  me ultrazërin falas. Ndërkaq Merrushe Ahmeti, drejtoreshë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Viti, tha se qëllimi kryesor ka qenë informimi i qytetarëve mbi këtë sëmundje dhe simptomave të kancerit të gjirit dhe parandalimi me kohë. Ajo tha se me zbulimin me kohë të kësaj sëmundje ajo mund të kurohet dhe se për këtë mjafton të zbulohet me kohë por të ketë edhe energji dhe mendim pozitiv. Ndërkaq para fillimit të marshit kryetari Haliti ndau një falënderim për Shërbimin e Radiologjisë në Spitalin e Përgjithshëm të Gjilanit, të cilën e ka pranuar kryeinfermiere Lulije Zeqiri. Nga një falënderim të tillë do të ju jepet radiologut vitias, Nazim Dautit, SHSKUK dhe Klinikes se Radiologjise ne Prishtine

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …