Kryetari i Republikës, Hashim Thaçi ka përshëndetur miratimin e Projektligjit për luftimin e financimit të terrorizmit. Ai tha se qëllimi i këtij ligji është parandalimi i qytetarëve të Kosovës që t’i bashkohen luftërave të huaja. “Fakti që në gjashtë muajt e fundit nuk është regjistruar asnjë kosovar të ketë shkuar të marrë pjesë në luftëra të huaja përbën sukseset e para të angazhimit tonë të përbashkët. Njëherësh, mbetemi të përkushtuar që të punojmë në de-radikalizimin dhe ri-integrimin e ish-luftëtarëve të huaj nga Kosova”, ka deklaruar Thaçi. Sipas kreut të shtetit, “Kosova është kampione në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …