Yuri Kim:

Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK-ut kanë për të trajtuar çështje shumë të vështira me personazhe shumë kompleks

Përderisa SPAK-u  dhe edhe Prokuroria e kryeqytetit nuk kanë nisur ende hetime për shantazhimin dhe kërcënimin e një gjyqtareje antikorrupsion për të foli hapur Ambasadorja Amerikane Yuri Kim. Kryeprokurori i posaçëm Arben Kraja kujtoi se rreziku vjen nga dosjet e vështira. Prokurorë dhe gjyqtarë të SPAK kanë për të trajtuar çështje shumë të vështira me personazhe shumë kompleks, qoftë të krimit të organizuar, por qoftë edhe personazhe, zyrtarë të nivelit të lartë që ju e dini shumë mirë që janë në hetim. Dhe në këtë kuadër, dihet se kishte  edhe kërcënime, edhe presione. Ju e dini që shumë e prokurorëve por edhe gjyqtarëve të posaçëm kanë mbrojtje që sigurohet me ligj nga shteti, por secili është duke vijuar detyrën ashtu sic e parashikon ligji. Ditët e fundit Ambasadorja Amerikane kontaktoi drejtpërdrejtë me gjyqtarët e posaçëm, duke apeluar kërcënuesit e tyre se ka ikur koha e shantazheve, emisarve dhe telefonatave ndërhyrëse. Por ndonëse nuk veçoi emra diplomatja ishte e qartë me sugjerimin për nisjen e hetimeve. Veç gjyqtares, nën ruajtje të posaçme janë edhe katër prokurorë të SPAK, tre prej tyre për shkak të kompleksitetit të hetimit dhe njëri Arben Kraja për shkak të detyrës. Tensionet Greqi-Turqi vijojnë ende ndërsa raportohet se sot ka pasur disa shkelje të hapësirës ajrore greke mbi Egje nga avionë luftarakë dhe dronë turq. Mësohet se në total 19 avionë, 8 prej tyre të armatosur kanë shkelur hapësirën ajrore greke, mbi Egjeun Verilindor, Qendror dhe Juglindor. Sipas informacionit të dhënë nga disa medie avionët turq janë kapur në përputhje me rregullat ndërkombëtare, por megjithatë pala greke mbetet e shqetësuar.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …