leoni

Von der Leyen

Ursula von der Leyen, nesër do të qëndrojë në Kosovë, gjatë vizitës katër-ditore në vendet e Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  nesër  do të qëndrojë në Kosovë, në kuadër të turneut të saj katërditor në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në takimet me krerët e vendeve të rajonit, Von der Leyen pritet të diskutojë për bashkëpunimin rajonal, gjetjet e Raportit të Progresit, planet rreth sigurimit të burimeve të reja të furnizimit me energji elektrike, gaz dhe naftë, duke pasur parasysh se BE po mundohet të zvogëlojë ndikimin nga burimet ruse, por edhe për çështjen e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe ndikimin e tij në rajon. Sipas zëdhënësit të Komisionit Evropian, Eric Mamer, kjo vizitë zhvillohet në një kontekst të veçantë, që është konteksti i krizave të njëpasnjëshme, fillimisht pandemia, tani lufta në Ukrainë dhe pasojat e saj. “Mesazhi është solidariteti i BE-së me rajonin, angazhimi përmes programeve që synojnë nxitjen e investimeve dhe vullnetin për të vazhduar bashkëpunimin me të gjithë rajonin”, tha Mamer.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …