Kryeministri, Albin Kurti, mirëpriti në zyrën e tij një delegacion nga Republika e Shqipërisë, të përbërë nga dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, Pandeli Majko dhe Gerta Duraku, Prefekti i Kukësit, Ali Hallaçi dhe Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Safet Gjici. Në takim u diskutua për mënyrat dhe mundësitë e shtimit të bashkëpunimit të ndërsjellë në nivel qendror dhe projekteve të përbashkëta në atë lokal. Qarku i Kukësit ka vlerë të veçantë për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, u tha në takim. Me këtë rast Kurti u ftua që ta vizitojë Kukësin. Ai shtoi se duan të ecin në rrugën e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me theks te lehtësimi i lëvizjes së banorëve të brezit kufitar.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …