Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Statistikat e Mirëqenies Sociale për muajin shtator 2022. Sipas këtyre statistikave, në shtator të këtij viti numri i veteranëve të UÇK-së, të cilët marrin pension prej 170 eurove, është 36.780. Sipas një llogaritjeje, buxhetit të shtetit kjo i kushton mbi 6.2 milionë euro në muaj. Sipas rezultateve nga ky publikim, rezulton se gjatë muajit shtator 2022: nga skema e ndihmës sociale kanë përfituar 24 mijë e 169 familje, me gjithsej 95 mijë 478 anëtarë; dhe nga skema për mbështetje materiale familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara kanë përfituar 2 mijë 776 familje. Nga skema e pensioneve bazë të moshës janë 140 mijë e 800 përfitues; nga skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës janë 48 mijë e 456 përfitues; nga skema për pensionet familjare janë 3 mijë e 311 përfitues; nga skema për pensionet invalidore janë 61 përfitues; nga skema për pensionet e Trepçës janë 1 mijë 803 përfitues; nga skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës janë 1 mijë e 267 përfitues; nga skema e pensioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës janë 677 përfitues; nga skema e kompensimeve për personat e verbër janë 1 mijë e 823 përfitues; nga skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara janë 18 mijë e 998 përfitues; nga skema për pensionet e personave paraplegjikë dhe tetraplegjikë janë 2, mijë e 537 përfitues; nga skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës janë 13, mijë e 148 përfitues; nga skema për veteranët e luftës janë 36 mijë e 780 përfitues.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …