leoni

Kryetari Kastrati nënshkroi kontratën për projektin më të madh zhvillimor për Malishevën Urbane

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka nënshkruar kontratën për projektin fitues, për ndërtimin e sheshit të dëshmorëve dhe transformimin e qendrës së qytetit, në kuadër të projektit madhor për Malishevën Urbane. Kryetari Kastrati, nënshkrimin e këtij projekti e ka vlerësuar si të rëndësisë së veçantë, për të cilin ka thënë se ky projekt është më i madhi dhe më i rëndësishmi në gjithë rrugëtimin zhvillimor të Malishevës. Malisheva do të bëhet vërtetë Urbane me jetësimin e këtij projekti të jashtëzakonshëm, ka thënë kryetari Kastrati. Gjithashtu, kryetari Kastrati ka thënë se, Qeverisja jonë do të vazhdoj të punoj fuqishëm derisa me punën tonë do të ndihet krenare Llapusha e shumë brezave. Në fund, kryetari i Komunës së Malishevës, ka uruar gjithë qytetarët e Malishevës për këtë projekt shumë të madh zhvillimor.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i rrugë

Mund të jetë një imazh i rrugë

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …