Komisioni i Çështjeve të Brendshme në parlamentin e Britanisë së Madhe saktësojnë se mbi 12 mijë shtetas të Shqipërisë, janë larguar me gomone drejt Anglisë nga qershori deri në tetor të këtij viti. Në vitin 2020-kjo shifër ishte vetëm 50 theksojnë me shqetësim ligjvënësit anglezë. Vitin e kaluar shkoi në 800 dhe këtë vit pëson kapërcimin e frikshëm. Nga këta 12 mijë emigrantë të paligjshëm, 10 mijë janë meshkuj të rritur. Vetëm 12% e meshkujve shqiptarë arrijnë ta fitojnë azilin, dhe një pjesë e mirë e tyre, as nuk lodhen fare ta kërkojnë. Rritja e ndjeshme e numrit të shqiptarëve që tentojnë hyrjen me gomone në Britani, nxiti ish sekretaren e brendshme Priti Patel të kërkonte mënyrat për kthimin e shpejtë të tyre mbrapsht, me argumentin kryesor faktin që Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt dhe se emigrantët që mbërrijnë në këto lloj rrugësh prej andej, e kalojnë përmes vendesh të tjera gjithashtu të sigurta në rrugëtimin e tyre, do të llogaritej se në mbërritje, bëjnë kërkesa të rreme azili.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …