Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike për Progres, Nenad Rashiq, ka folur për vendimin që Qeveria e Kosovës e marrë për t’i mos e shtyrë afatin për konvertimin e targave. Rashiq tha se e konsideron si një gabim të qeverisë, i cili sipas tij, do të ketë pasoja edhe në pozicionin ndërkombëtar. Ai tha  se është një veprim që nuk e ka pritur të ndodhë, pasi sipas tij, Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që është në veri. “Ju në vend që të krijoni hapësirë për dialog, tolerancë dhe zbatim të marrëveshjeve, ju e bëni një diçka që i shtynë edhe më shumë serbët e veriut jashtë institucioneve të Kosovës dhe larg ndonjë dialogu apo marrëveshjeje eventuale. Nenad Rashiq tha se shtyrja e aftit do t’i sillte një hapësirë më të madhe Kosovës në dialog dhe bashkëpunim, teksa shtoi se do të sillte edhe një rritje të lehtë të besimit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj tha se Raporti i Progresit, reflekton në masë shthurjen e sistemit qeverisës të vendit dhe largimin nga integrimet

Kryetari  i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se Raporti i Progresit, …