Te parku pranë Spitalit Rajonal të Ferizajt është mbjellë lule, për nderë të muajit të ndërgjegjësimit me kancer të gjirit

Për nderë të muajit të ndërgjegjësimit me kancer të gjirit sot organizata rinore “Iuventa” mbjelli lule te parku pranë Spitalit Rajonal të Ferizajt si mesazh sensibilizues ndaj kësaj sëmundje e cila ka prekur shumë gra të vendit tonë. Prezent ishin përfaqësuesja e kësaj organizate Demjana Hasani e cila tregoi se “ky vend do jetë një simbol i të gjitha atyre grave që luftojnë çdo ditë me këtë sëmundje dhe të tjerëve që të mësojnë më shumë se kjo shenjë e dizajnuar nëpërmjet luleve i dedikohet të gjithë atyre heroinave të mbijetuara dhe luftëtarëve që po luftojnë me këtë sëmundje. “Për një fjalë rasti përshëndeti edhe shefi i kabinetit të Kryetarit të komunës së Ferizajt, Albion Sherifi i cili falënderoi të pranishmit dhe organizatorët për aktivitetin e realizuar dhe i përgëzoi në emrin personal dhe në emër të Kryetarit Aliu të rinjtë e kësaj organizate për iniciativat e tilla në të mirë të komunitetit. Për të përshëndetur të pranishmit u ftua edhe Udhëheqësja e Sektorit Rinisë Dashurie Ahmeti e cila i përgëzoi të rinjtë për iniciativa të tilla, duke i inkurajuar që të mos hezitojnë të bashkëpunojnë me Sektorin e Rinisë dhe Drejtorinë e Kulturës për çdo kërkesë për aktivitete të tilla. Të pranishme ishin edhe anëtare të Kuvendit Komunal, të mbijetuara të kësaj sëmundje dhe aktivistë tjerë. Ky aktivitet u mbajt në kuadër të javës së Iuventës e cila po zhvillohet këto ditë në shenjë solidarizimi me muajin rozë dhe personat me sindromin down.

Mund të jetë një imazh i 12 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, …