leoni

Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa iu ka kundërpërgjigjur kryetarit serb, Vuçiq, lidhur me numrin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e në Medvegjë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa iu ka kundërpërgjigjur kryetarit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq lidhur me numrin e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, duke thënë se nuk janë aq sa dëshiron ai por janë shumë më shumë. Deklaratat e tilla, përveç se nuk ndihmojnë procesit të regjistrimit e nxisin tensionim të situatës, madje është parapërgatitja e valës së re të kontestimit të numrit të saktë e të vërtetë të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Z. president nuk janë 5 809 shqiptarë në Serbi, nuk janë 1 118 shqiptarë në Luginë sipas statistikave zyrtare të vitit 2011. Deklarimet e tuaja nuk mund të kuptohen ndryshe përveç se në shërbim të devijimit të numrit real të shqiptarëve në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë. Nuk mund të jenë të shkëputura nga pengesat e paraqitura në Medvegjë. Lexoni kushtet për regjistrim, të informoheni para se të jepni deklarata tendencioze në të cilat sulmoni një komunitet i cili është i shtypur vazhdimisht! Ne jemi shumë jemi mbi 100 mijë shqiptarë në këto treva. Kështu do ta thotë edhe regjistrimi i popullsisë në regjistrin zyrtar të Entit të Statistikave Republikane. Ftojë bashkësinë ndërkombëtare të monitorojë dhe të mos lejojë shtrembërimin e shifrave në përfundim të procesit regjistrimit popullsisë”, ka shkruar Ragmi Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …