RKL

RKL: Miqtë tanë edhe kësaj radhe kërkojnë t’ i nënshtrohemi Serbisë, sepse nuk duan tensione, nuk duan t’ia prishin hatrin Vuçiqit

Miqtë tanë edhe kësaj radhe kërkojnë t’ i nënshtrohemi Serbisë, sepse nuk duan tensione dhe nuk janë të gjendje ta përkrahin të drejtën as të vërtetën

Në afrimin e datës 31 tetor, autoritetet perëndimore, miqtë tanë të vetëm që i konsiderojmë madje edhe partnerë, dhe që na duan aq shumë propozojnë që sërish t’ i nënshtrohemi  serbëve dhe të tërhiqemi nga vendimi qeveritar për ndalimin e përdorimi të targave të kohës së Millosheviqit nga serbët vendorë, shumica syresh të manipuluar dhe të instrumentalizar nga regjimi i Beogradit.

Pasi kryetari i Listës serbe Goran Rakiq, gjatë takimit me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd ka paralajmëruar bllokimin e rrugëve në veri të Kosovës, nëse autoritetet urdhërojnë konfiskimin e makinave me targa serbe, ka reaguar edhe emisar gjermane Manull Sarrazin, i cili kërkon nga Kosova që edhe pse ka të drejtë, të mos ngutet dhe të mos u ndalojë serbëve përdorimin e deritanishëm të targave të automjeteve të kohës së regjimit të Milosheviit ku akronimet e tabelave nuk përmbajnë shtetësinë  e Kosovës, por të ish Krahinës së Kosovës Metohisë, sikur pretendojnë ata.

Pioni serb i Vuçiqit në Kosovë, Goran Rakiq ka ka deklaruar se nëse Prishtina fillon me dhunë, me ndonjë veprim lidhur me konfiskimin e automjeteve, ne do të bllokojmë të gjitha vendkalimet dhe hyrjet nga veriu drejt Kosovës qendrore”, tha Rakiq në një konferencë për media në Beograd. Ai është cituar t i ketë thënë Vuçiqit  se nëse “Forcat e Sigurisë së Kosovës, njësitë speciale të policisë apo dikush tjetër fillon të konfiskojë pronën tonë dhe prona tona janë pikërisht targat që janë arsyeja e takimit, ne do të përdorim të gjitha mjetet në mënyrë demokratike dhe paqësore, për të rezistuar dhe do të jetë rezistenca e popullit. Kur themi rezistencë paqësore demokratike të popullit, ne me të vërtetë atë e duam, por nuk e di se në çfarë do të shndërrohet e gjitha dhe si do të zhvillohet situata në terren. As unë nuk e di dhe askush nga ne që jetojmë atje poshtë se në çfarë do të shndërrohet situata nëse dikush me dhunë fillon të na marrë pronën, saktësoi Goran Rakiq.

Duke e kuptuar mirë këtë qëndrim të Beogradit zyrtar,  emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në mënyrën më të qartë dhe krejt hipokrite tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet për çështjen e targave. Ai tha se Kosova ka të drejtë për targat, por ajo nuk duhet të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazira. Është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë me incidente ose me probleme, pak ditë përpara nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit. Në samitin që pritet të zhvillohet më 3 nëntor në Berlin, me mikpritës kancelarin Scholz, priten të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon. Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për ta përmbyllur këtë proces. Sarrazini për dallim nga autoritetet e tjera evropiane e shpreh hapur hipokrizinë, pasi e  se Kosova është ana e dobët që dashur pa dashur duhet të lëshojë pe. Ky konstatimi Sarrazinit do të duhet të shërbente si mobilizim atdhetar për të gjithë shqiptarët në Kosovë e më gjerë në përkrahje të Qeverisë Kurti.

 

Edhe pse qëndrimi i Albit Kuriti tani për tani është decidiv lidhur me targat, është vështirë e besueshme se do të ketë guxim ta mbajë fjalën, pasi ditë më parë edhe, emisari amerikan në Dialogun Kosovë- Serbi, Gabriel Escobar, i cili ka thënë se ka besim se do të fillojë angazhimi me publikun për të kuptuar thelbin e propozimit. Ai, sërish u bën thirrje autoriteteve në Prishtinë, të pranojnë kërkesën për të shtyrë me 10 muaj zbatimin e urdhrit për targat e makinave të banorëve serbë në veri të Kosovës. Kjo është një nismë e Bashkimit Evropian. Ne e mbështesim atë, ka saktësuar z Blinken. Me siguri se këtë kërkesë e mbështet edhe ambasada amerikane në Prishtinë Aktualisht nuk është asnjë shtet evropian që e ka pranua Kosovën si shtet të pavarur dhe përkrah qëndrimin shtetëror të vendit tonë për të vendosur sovranitetin e plotë në tërë territorin e saj, mbase edhe për faktin se Rezoluta 1244 e KS të OKB-së në mënyrë decidive ende ia njeh Serbisë Sovranitetin në tërë territorin e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Islami: Me fitoren e Donld Trumpit në Amerikë, Opozitës në Shqipëri i duket se iu afrua Shtëpia e Bardhë

Ka një gëzim të ekzaltuar dhe të pritur në opozitën shqiptare lidhur me rikthimin e …