Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar se kryeministri, Albin Kurti nuk mund ta ndryshojë historinë, pasi çlirimtarët e Kosovës janë: Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Nasim Haradinaj, Hysni Gucati, Salih Mustafa, Pjetër Shala dhe ushtarët e eprorët e tjerë të UÇK-së. Janë disa njerëz që mund të kenë edhe komplekse për shkak se nuk janë angazhuar në këtë drejtim kur ka qenë koha, thjesht nuk kanë marrë pjesë në luftën çlirimtare kundër Serbisë. Tani koha e luftës me Serbinë ka kaluar por është koha e mençurisë dhe urtësisë politike. Sa i përket videos së Vetëvendosjes ku mes tjerëve edhe Limaj etiketohet si “shkatërrues shteti”, ai ka pyetur se çfarë ka pasur në vitin 1999 për t’u shkatërruar më pas. Çfarë ka pasur në Kosovë që do ta kishim shkatërruar ne që sollëm lirinë, ne nisëm rindërtimin e vendit të shkatërruar, të bombarduar e të djegur nga Serbia. Ne jemi ata që filluam ndërtimin nga zeroja, ka thënë mes tjerash Fatmir Limaj në një debat televiziv.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …