Dy shtetet ndër më mëkataret ndaj shqiptarëve në përgjithësi, Franca dhe Gjermania nuk pritet ta zgjidhin çështjen tonë kombëtare

Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë

Marrëdhëniet ndërshtetërore midis Francës dhe Gjermanisë ndodhen sërish në krizë dhe kësaj here kriza është më serioze se zakonisht, pasi ndodhi në një kohë kritike dhe kjo dëmton aftësinë e BE për të vepruar në raste krizash. Një njoftim i fundit se takimi ministerial franko-gjerman është shtyrë për janarin e ardhshëm, tregon sa e madhe është çarja e krijuar në marrëdhëniet midis këtyre dy vendeve. Aleanca midis Gjermanisë dhe Francës është quajtur shpesh “motor” i Bashkimit Europian dhe analistët thonë se krisja aktuale është duke penguar aftësinë e BE për të vepruar. Franca  shpjegoi me shpejtësi për vështirësitë e disa ministrave që të marrin pjesë në takim dhe mungesën e kohës për përgatitjen e takimit. Shtyrja nuk tregon në asnjë mënyrë për gjendjen aktuale të marrëdhënieve franko-gjermane”, i tha shtypit javën e kaluar zëdhënësja e shtypit, duke shtuar se kemi të bëjmë me shtyrje dhe jo anulim të takimit. Por, deklarata e saj dhe planifikimi me shpejtësi i vizitës në Paris të kancelarit gjerman, nuk i bindi analistët.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …