Manuel Sarrazin

Manuel Sarrazin e thotë hapur se Kosova ka të drejtë për targa, por nuk e lejon Serbia dhe ne nuk duam destabilitet (!)

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, në mënyrën më të qartë dhe krejt hipokrite tha se Kosova duhet të jetë parimore, por edhe të tregojë fleksibilitet për çështjen e targave. Ai tha se Kosova ka të drejtë për targat, por ajo nuk duhet të ndërmarrë veprime që shkaktojnë trazira. Është në interes të të gjithëve që fundi i muajit të mos përfundojë me incidente ose me probleme, pak ditë përpara nisjes së Samitit të Procesit të Berlinit. Në samitin që pritet të zhvillohet më 3 nëntor në Berlin, me mikpritës kancelarin Scholz, priten të nënshkruhen një numër marrëveshjesh për lehtësim të bashkëpunimit në rajon. Gjermani shtoi se vendi i tij është avokuesi më i madh për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe se po punon me partnerët evropianë për ta përmbyllur këtë proces. Sarrazini për dallim nga autoritetet e tjera evropiane e shpreh hapur hipokrizinë, pasi e  se Kosova është ana e dobët që dashur pa dashur duhet të lëshojë pe. Ky konstatimi Sarrazinit do të duhet të shërbente si mobilizim atdhetar për të gjithë shqiptarët në Kosovë e më gjerë në përkrahje të Qeverisë Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …