Në Komunën e Malishevës situata e sigurisë e qetë

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), i cili drejtohet nga kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe përgjegjës të tjerë për siguri, në mbledhjen e rregullt konkloduan se ”Duke u bazuar në të dhënat e raportuara nga ana e organeve përgjegjëse për siguri vlerësuan se, në Komunën e Malishevës, situata e sigurisë paraqitet e qetë  dhe stabile. Komandanti i stacionit  policor, në Malishevë, Azem Krasniqi, gjithashtu e ka vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme, dhe ka bërë të ditur se krahasuar me vitet tjera, viti 2022 ka siguri më të lartë publike, në territorin e Komunës së Malishevës. Koordinatori i KKSB-së Halit Mazreku, tha se jemi të përgatitur për sezonin dimëror dhe situata të tjera. Edhe diskutantë tjerë vlerësuan se situata e sigurisë është e mirë në përgjithësi.

Mund të jetë një imazh i 11 persona dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …