Profesori i mirënjohur amerikan dhe analisti i shquar i çështjeve politike në Ballkan, Daniel Serwer, ka arsyetuar kryeministrin, Albin Kurti për qëndrimin e tij kundër vendimit për shtyrjen e afatit për targat e automjeteve të serbëve. Kurti po ushtron sovranitetin e Kosovës. Shpresoj se ai është i përgatitur të përballet me pasojat. Miqtë e Kosovës po përpiqen të inkurajojnë progresin në dialog. Kjo është puna e tyre dhe u uroj suksese. Megjithatë, nuk dihet qartë se ata janë duke prodhuar ato lloje të reagimeve në Beograd që do t’i mundësonin Prishtinës të lëvizë. Të dyja palët më duken jo të gatshme për kompromis, Unë nuk mund të paragjykoj vitin se kur mund të ndodhë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë edhe pas deklaratës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak, i cili në njëfarë mënyre caktoi vitin 2024 si afat kur dy shtetet fqinje mund të arrijnë marrëveshje. Qëndrim stoik i Kosovës është që marrëveshja përfundimtare me Serbinë duhet ta ketë edhe njohjen reciproke. Por, Serwer thotë se ka shumë marrëveshje që s’e kanë njohjen në qendër e që janë në dobi të Kosovës. Ndërsa shumë nga ato marrëveshje nuk janë zbatuar plotësisht, disa rezultuan në përfitime reale, tha mes tjerash Daniel Server.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …