KFOR-i vazhdon çdo ditë punën për të siguruar lëvizjen e lirë, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së të vitit 1999

Kanë mbetur edhe pak ditë deri në afatin e fundit për kthimin e targave me shkurtesat e qyteteve të Kosovës nga periudha e para luftës, në ato RKS, teksa 31 tetori ka gërshetuar vëmendjen e Amerikës e Bashkimit Evropian të cilët kanë deklaruar se nuk duan përshkallëzim të situatës. Një zyrtar i NATO-s ka thënë se misioni i KFOR-it është duke mbikëqyrur situatën në vazhdimësi. KFOR-i mbetet vigjilent dhe i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti”, ka thënë zyrtari,  duke saktësuar  se misioni i NATO-s që vepron në Kosovë vazhdon çdo ditë punën për të siguruar lëvizjen e lirë,  bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, ka thënë ai. Kjo  rezolutë ende ia njeh sovranitetin Serbisë mbi vendon tonë edhe pse Kosova është shpallur shtet sovran dhe i pavarur, që nga 17 shkurti i vitit 2008.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …