Vucic

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Beogradi zyrtar nuk do t’ i lë vetë, por do të qëndrojë me popullin serb në Kosovë

Pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryetari, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Serbia do të qëndrojë plotësisht me popullin e saj në Kosovë. Kërcënimi i Prishtinës për të vazhduar me aksionin e ndërrimit të targave duhet të tregojë forcën e tyre, por kërcënon stabilitetin, paqen dhe mbijetesën e popullit serb në Kosovë tha Vuçiq. Ne jemi këtu për të qenë me ta, jo vetëm kur është e lehtë, por edhe kur është e vështirë dhe do të jemi plotësisht me njerëzit tanë”, tha Vuçiq, i cili pranoi marrë një demarsh të koordinuar nga përfaqësuesit e QUINT-it dhe BE-së, në të cilin pika dy thotë se “duhet të kuptojmë se veprimi i Kosovës është legjitim dhe në përputhje me marrëveshjen, por se problemi është në kohë dhe metoda. Edhe sot, edhe atë ditë përfaqësuesve të QUINT-it iu kam thënë se po mashtrojnë opinionin, sepse nuk kanë të drejtë me asnjë marrëveshje, saktësoi Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …