Forcat paqeruajtëse të KFOR-it bëjnë të qartë se janë plotësisht të gatshëm të ndërhyjnë në rast se rrezikohet siguria në veri të Kosovës

Forcat paqeruajtëse të KFOR-it bëjnë të qartë se janë plotësisht të gatshëm të ndërhyjnë në rast se rrezikohet siguria në veri të Kosovës KFOR-i e ka cilësuar si stabile situatën dhe për këtë nuk ka pasur nevojë të shtojë forcat e saj në veri, ka thënë për “Zërin”  zëdhënësi i KFOR-it. Misioni ushtarak i NATO-s në Kosovë thotë se po vazhdon ta kryejë misionin e saj për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, ku liria e lëvizjes është e rëndësishme. Autoritete të KFOR-it saktësuan se komandanti i tyre është në kontakt të ngushtë me palët kryesore, si përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës dhe të sigurisë, por edhe me Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Serbisë. Trupat e KFOR-it po monitorojnë nga afër situatën në terren dhe janë plotësisht të përgatitura për të ndërhyrë nëse rrezikohen stabiliteti, siguria dhe liria e lëvizjes.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi fton mërgimtarët të votojnë përmes postës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi,  u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve tanë në …