U mbajt mbledhja e Vlll – të e rregullt e KPF–së në Deçan

Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Të pranishëm ishin anëtarët e KPF – së, drejtoresha e financave, znj.Dafina Cacaj dhe zyrtarë tjerë. Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Shqyrtimi i raportit financiar 6 dhe 9 mujor;

  3. Shqyrtimi i propozimit për kryerjen e obligimeve ndaj marrëveshjes së Komunës me Organizatën për Zhvillim Rural (OZHR) “Mëshqerra” – Prishtinë, participim në projektin e përbashkët nga lëmia e blegtorisë, në shumën 17,600.00 euro;

  4. Shqyrtimi i kërkesave;

  5. Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, mbledhja vazhdoj me pikat tjera. Pikat dy, tre dhe pesë kaluan për shqyrtim në seancën e rregullt të mbledhjes së Kuvendit të Komunës, e cila do të mbahet më 31.10.2022.

Kontrolloni gjithashtu

44 mësimdhënës të arsimit fillor (niveli 1-5) ndjekin trajnimin për karrierë

Nën organizim të Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Komunën e Malishevës, të mërkurën ka …