Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti është duke marrë sot pjesë në një takim të organizuar për kryetarët e komunave të Kosovës nga Agjencia për Zhvillim Rajonal (AZHR-të). Në këtë takim po marrin pjesë edhe kreu i Sektorit të Bashkëpunimit në Zyrën e BE-së në Kosovë, z. Johannes Stenbæk Madsen dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal z. Fikrim Damka.