Kuvendi komunal i Vitisë diskutoi për pasqyrat financiare në periudhën janar-shtator 2022

Është mbajtur sot seanca e nëntë e Kuvendit Komunal të Vitisë, në të cilën ishin paraparë të diskutohen disa pika të rendit të ditës, e ku temë më e diskutueshme ishte ajo për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën Janar-Shtator 2022. Fillimisht këshilltarët komunal kanë parashtruar pyetje para se të fillohet me pikat e rendit të ditës, me që rast janë përgjigjur drejtorët e drejtorive komunale dhe zv. kryetari i komunës Hasan Aliu. Ndërkaq në këtë seancë u aprovua edhe miratimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Kolegjit UBT dhe Komunës së Vitisë për hartimin e hartës zonale të Komunës së Vitisë. Pastaj propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-110/05-110, të datës 01.02.2022, për caktimin e lokacionit për ndërtimin e objektit të Gjykatës Themelore në Gjilan dega në Viti, propozim vendimi për ndryshim plotësimin e vendimit Nr.01-110/05-1067 të datës 28.09.2022, për shpalljen interes të përgjithshëm ngastrën kadastrale në zonën kadastrale në Viti, Radivojc dhe Sllatinë, si dhe propozim vendimi për shqyrtim publik të projekt Planit Zhvillimor Komunal të komunës së Vitisë 2022-2030.

Kontrolloni gjithashtu

Nënkolonel Besnik Fana, shpallet “Qytetar Nderi” i Deçanit

Nën kujdesin e kryetarit të Komunës, z. Bashkim Ramosaj, dhë nënkryetarit, z. Sami Cacaj, u …