DKA në Skenderaj ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për nxënësit më të dalluar të vitit shkollor 2021-2022

Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj sot ka organizuar ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve dhe mirënjohjeve për nxënësit më të dalluar të vitit shkollor 2021-2022, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, drejtori për Arsim, Kastriot Duraku, nxënësit fitues, mësimdhënësit dhe drejtorë shkollash. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryetari Nura ka përgëzuar nxënësit e shkollave të komunës, për rezultatet e treguara në garat e organizuara në nivelin republikan, rajonal dhe komunal, duke i vlerësuar si të jashtëzakonshme arritjet e tyre. Ai ka inkurajuar nxënësit që të vazhdojnë me përkushtim mësimin, ndërsa ka siguruar përkrahje nga ana e Komunës, si për nxënësit më të mirë ashtu edhe për mësimdhënësit e komunës. Edhe nënkryetari Lushtaku ka përgëzuar nxënësit e dalluar të komunës së Skenderajt, kurse drejtori i Arsimit, Duraku, ka thënë se drejtoria që udhëheqë ai, do të angazhohet vazhdimisht t’i stimulojë nxënësit që shfaqin rezultate, ndërsa ka potencuar synimet për ngritje të cilësisë në mësimdhënie dhe mësimnxënie.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në Ferizaj u mbajt ecja për ndërgjegjësim kundër kancerit të gjirit

Ndër aktivitetet e shumta të organizuara gjatë tetorit apo siç njihet “Muaji Rozë”, në Ferizaj, …