Albin Kurti

Albin Kurti nuk e përmendi askund zotimin e tij për 1 nëntorin, por beson që vendimi i ri është zgjidhja më e mirë për targat

Kryeministri, Albin Kurti, pas mbledhjes së Qeverisë  dha detaje për vendimin e ri për targat, por edhe për takimin që pati me ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Ai tha se ambasadorët ishin të informuar me vendimin e ri, por që do të konsultohen edhe me vendet e tyre për çështjen e targave. Kurti më tej tha se beson që vendimi i ri është zgjidhja më e mirë për targat. Natyrisht që qëndrimi, ideja e tyre ka qenë gjithçka të spostohet në kohë për më shumë muaj, por ne besojmë se kjo është zgjidhja më e mire.Me ç’rast ata nuk e dinin këtë propozim tonin paraprakisht, patën disa pyetje dhe më pastaj thanë se ju nevojitet me kryeqytetet e tyre për ta dhënë mendimin lidhur me këtë vendim tonin i cili ishte propozim në mbledhjen e fundit të qeverisë”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës ka nisur procedurat për ndërtimin e Fabrikës së municionit dhe zhvillimin e dronëve

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e sotme të Qeverisë duke folur për Ditën e Forcës së …