Ragmi Mustafa

Ragmi Mustafa: Po përballemi me shpopullimin e popullatës shqiptare nga tri komunat e Kosovës Lindore

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptarë në Serbi, Ragmi Mustafa, ka thënë se shpopullimi i popullatës shqiptare nga tri komunat e Kosovës Lindore është një problem me të cilin janë duke u përballur. Ky shpopullim ka ndodhur nga kushtet e vështira me të cilat ata janë duke u përballur. Ai në një intervistë shtoi se ata janë të diskriminuar nga Serbia dhe se me pasivizimin e adresave, pra përmes mjeteve administrative po bëhet spastrimi etnik. Ky është një problem real, po nuk është problem shpopullimi i popullatës, por kushtet në të cilat e kanë dërguar shpopullimin e popullatës, të cilët kanë qenë pjesë e diskriminimit të vazhdueshëm nga Republika e Serbisë. Madje pasivizimi është nga rastet më eklatante në botë, ku përmes mjeteve administrative siç është konstatuar nga Komiteti i Helsinkit bëhet spastrimi etnik, kjo ka qenë tema që kemi diskutuar me institucionet e Kosovës dhe njëra nga temat që e kemi diskutuar në Uashington”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Qeveria e Bukoshit cakton ministër të Mbrojtjes ish UDB-ashin, Januz Tërstena (E hënë 2 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Qeveria e Bukoshit cakton ministër të Mbrojtjes ish UDB-ashin, Januz Tërstena (E hënë 2 nëntor, 1998)

Vazhdon të mbretërojë një gjendje e nderë e pritjes, e pasigurisë dhe e shumë vështirësive …