Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, është cituar të ketë deklaruar se propozimi franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është një kompromis i pranueshëm për dy palët. Ajo tha për KosovaPress, se në kuadër të kësaj ujdie duhet të përfshihet edhe themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas saj, me atë çka ka lexuar, zgjidhja është shumë afër me çka Kosova do dëshironte të shihte. Kjo varet nga të dyja qeveritë, mendoj se ka të paktën një kompromis të mirë, me sa di ai është i pranueshëm, është një kompromis shumë i largët dhe uroj që të dyja qeveritë që janë në krye të bien dakord dhe ta pranojnë këtë, thotë Von Cramon. Asociacioni është pjesë e të gjithë paketës. Nuk do t’i referohesha asociacionit si të tillë, por paketës së përgjithshme si kompromis. Të paktën ajo që kam lexuar është shumë afër me atë që Kosova do të dëshironte të shihte, prandaj do t’i këshilloja secilit që ta pranonte këtë projekt, u shpreh raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, zonja Cramon.