Në ambientet e Kazermës “Adem Jashari” filloi mbjellja e fidaneve në shenjë të të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve të Kombit-Luftëtarë të UÇK-së

Në hapësirën rreth Obeliskut të Dëshmorëve të Kombit, në Kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, sot filloi mbjellja e fidaneve në simbolikë të të gjithë heronjve dhe dëshmorëve të kombit -luftëtarë të UÇK-së.

Në aktin e mbjelljes së fidaneve të para, morën pjesë Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, oficerë dhe zyrtarë të lartë të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe numër i madh i ushtarakëve dhe nxënës e nxënëse të shkollave të mesme të vendit.

Me këtë projekt i cili do të vazhdoj, planifikohet të mbjellen nga një fidane për secilin hero dhe dëshmor të kombit-luftëtar të UÇK-së.

Në postimin e tij, Ministri Mehaj, njëherit ideator i këtij projekti, thotë, si në vijim:

“SAKRIFICA E DËSHMORËVE, GURTHEMELI I SHTETIT

RINIA, FORCA E PANDALSHME E ZHVILLIMIT

Të rinjtë janë pasuria e këtij vendi, janë e tashmja për të cilën duhet të jetohet dhe e ardhmja për të cilën duhet të punohet.

Në mes të kaluarës dhe të ardhmes ekziston një lidhje e pashkëputshme, e tanishmja e kombit si dhuratë e dëshmorëve, gjithë veprimtarëve të cilët me sakrificën e tyre i dhanë jetës tonë kuptim, lirinë e paçmim, pavarësinë shtetit dhe ushtrinë atdheut.

Për nder të sakrificës së tyre sot, bashkë me nxënësit e shkollave të mesme nga komuna të ndryshme të Kosovës dhe pjesëtarët e FSK-së, mbollëm fidane brenda kazermës “Adem Jashari”, nga një për secilin dëshmorë, si simbolikë të jetës së tyre, gjallërisë së veprës që lanë pas e që vazhdon të jetoj në memorien kolektive të popullit tonë, sakrificën e të cilëve asnjëherë nuk do e harrojmë.

Të rinjtë të cilët na u bashkuan në këtë aktivitet ia shtuan edhe më tepër vlerën organizimit, ngase rinia është energjia e pashtershme, përshpejtuesi i zhvillimit dhe forca e pandalshme e popullit tonë.

E Forca e Sigurisë së Kosovës, ushtria jonë, është trupi organizues nga ku vrulli rinor, atdhedashuria dhe profesionalizmi kanalizohen në shërbim ndaj atdheut, përtej punës në detyrë morale për t’i kontribuar mbrojtjes dhe sigurisë së vendit.

Atdheu do të jetë çdoherë frymëzimi ynë, ushtria, vendi i hapur për formësimin e të rinjve, të gjithë atyre që duan

Në vijim gjeni linkun e videos:

https://www.youtube.com/watch?v=pRpJCg5fPTU

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …