Drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, po qëndron për vizitë zyrtare në Washington D.C

Drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani, po qëndron për vizitë zyrtare në Washington D.C. pjesëmarrëse e delegacionit të Kosovës, në kuadër të programit “Open World”. Delegacionin e Kosovës e priti në një takim Jane Sargus, Drejtore Ekzekutive, Zyra e Kongresit për Udhëheqësinë Ndërkombëtare, e cila këtë delegacion e ka njoftuar nga afër për programin “Open World”. Ndërsa Dr. Sam Potolicchio, President i Fondacionit për Përgatitjen e Udhëheqësve Globale në Universitetet Georgetown, Mannheim dhe Bologna, kë ta të  fundit i ka njoftuar për udhëheqjen në kontekstin e kulturës amerikane. E nga ana tjetër edhe drejtori i Qendrës për Kërkime i Këshillave Amerikanë, z. Dan Davidson, këtë delegacion nga Kosova e ka njoftuar për zhvillimin e kulturës amerikane. Ndërsa, Dr. James Quirk, nga Departamenti i Qeverisë, Universiteti Amerikan, me shpjegime të shumta, ofroj gjithë përvojën për Federalizmin Amerikan. Ky program është paraparë t’i kontribuojë dhe shërbejë për këmbimin e përvojave, praktikave të mira dhe sfidave në krijimin e kushteve që mundëson pjesëmarrjen aktive të të rinjve në shoqëri, zhvillimin e politikave rinore dhe fuqizimin e të rinjve në vendimmarrje.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …