Vizita e deputetit Gonçarenko në Kosovë dhe deklaratat e tij për njohjen e pavarësisë kanë nxitur reagime në Ukrainë. Një zyrtar i lartë i Parlamentit të Ukrainës ka thënë për mediat vendase atje se deputeti Aleksej Gonçarenko nuk është autorizuar nga Parlamenti për vizitën në Kosovë dhe iniciativa ka qenë vetëm personale e tij. “Vizita në Kosovë e deputetit të Partisë Popullore të Ukrainës, Gonçarenko ka qenë iniciativë individuale e tij dhe private. Parlamentari i Ukrainës ose ndonjë organ tjetër shtetëror nuk e ka autorizuar askënd, e në veçanti deputetin Aleksej për ta përfaqësuar qëndrimin zyrtar të Ukrainës në Kosovë ose në ndonjë shtet tjetër” thuhet në deklaratë. Parlamenti i Ukrainës ka rikujtuar se qëndrimet zyrtare shtetërore për temat ndërkombëtare merren në kolegjium dhe nuk mund të përfaqësohen ndaras ose individualisht. Deputeti Gonçarenko i cili qëndroi gjatë javës në Kosovë, e ka konfirmuar se vizita e tij ishte individuale si përfaqësues i popullit për tu solidarizuar me shtetin e Kosovës për shkak të reagimit ndaj luftës në Ukrainë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …