Në Rusi ndodhi një rast i jashtëzakonshëm i vendosjes së drejtësisë me vetë-drejtësi, ashtu si në “Kanunin e Lekë Dukagjinit

Në Rusi ndodhi një rast i jashtëzakonshëm i vendosjes së drejtësisë me vetë-gjyqësi, ashtu si në “Kanunin e Lekë Dukagjinit

Një baba nga Rusia,  që e detyroi mikun e tij të gërmonte varrin, përpara se ta nxiste të vetëvritej për shkak të abuzimit seksual me vajzën e tij gjashtëvjeçare, është liruar nga burgu pas gjashtë muajsh. Vjaçeslav Matrosov, 35 vjeç, u burgos për 18 muaj, por tani është liruar një vit më herët. Ai e detyroi mikun e tij, Oleg Sviridov, 32 vjeç, të gërmonte një varr në një pyll pranë fshatit Vintai vitin e kaluar. Babai i vajzës gjeti pamje në celularin e abuzuesit Sviridov duke e detyruar vajzën e tij, atëherë 6 vjeçe, të kryente një akt seksual ndaj tij.  Kufoma e Sviridov u gjet në shtator të vitit të kaluar, në varrin e improvizuar. Matrosov fillimisht u mbajt nën dyshimin për vrasje, një akuzë që shkaktoi zemërim nga rusët që e panë këtë si të padrejtë. Fshatarët e Vintait filluan një peticion që Matrosov të lirohej nga burgu nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Komiteti Hetues, raporton Mirror. Peticioni, i nënshkruar nga më shumë se 2,500 njerëz, thoshte: “Çdo baba do ta kishte bërë këtë,  të vriste dikë që sheh  duke abuzuar fëmijën e tij. Ky do të jetë një shembull për të gjithë”. Në prill, gjykata e dënoi Matrosovin me 18 muaj për “nxitje të mikut të tij në vetëvrasje”. Ky rast i jashtëzakonshëm në Rusi, sikur dihet akti i vendosjes së drejtësisë  me vetë-drejtësi,  është krejtësisht i ngjashëm me rastet e vetëgjyqësisë  sikur në  “Kanunin e Lekë Dukagjinit”, i cili te ne stigmatizohet pikërisht sepse lejonte vetëgjyqësi,  atje ku nuk përfillej ligji i Shtetit, ose kur nuk kishte fare shtet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …