Afër 300 njerëz kanë pësuar me jetë si pasojë e kremtimit të festës së Halloween-it (Natës së Shtrigave) në kryeqytetin e Koresë së Jugut, në Seul. Njoftohet se afër 150 prej nuk kanë arritur t’iu mbijetojnë lëndimeve që kanë marrë ndërsa afër 150 të tjerë janë duke u trajtuar në klinika të ndryshme. Incidenti vdekjeprurës, i cili raportohet se ka nisur pas orës 22:00 sipas orës lokale, ndodhi në një zonë të njohur të jetës së natës në festimin e parë të Halloween-it që nga pandemia e koronavirusit.
Mediet ndërkombëtare kanë cituar dëshmitarë të ndryshëm nga vendi i ngjarjes të kenë deklaruar se rrugët ishin të tejmbushura me njerëz gjatë festimit dhe nga rrëmuja e krijuar ka pasur pasoja fatale për shumë prej tyre. Kjo ka bërë që të improvizohen spitale anash rrugëve me qëllim të dhënies së ndihmës sa më të shpejt qindra personave të lënduar gjatë kremtimit të festës së Halloween-it (Natës së Shtrigave)
Koreja Komuniste e Veriut ( edhe pse quhet shtet shtriganësh nga disa shtete të perëndimit) nuk e njeh këtë festë dhe nuk mund të ndodh një rast i vetëm i pësimit të ndonjë njeriu, në çfarëdo feste apo ahengu dalldisës.
Ringjallja e shtrigave nga përrallat, dalldisjet e orgjitë nëpër klubet e natës, kudo në botën perëndimore, për çdo vit marrin jetët e mijëra njerëzve edhe në shumë vende të tjera të botës.