Afrim Veseli: Presidente e Kosovës, ju jeni vetëm një individ që mbanë një post, e Shqipëria është aq e madhe...

Afrim Veseli: Trafiku në Prishtinë dhe kryetari Përparim Rama

Secili nga Ne e duam Prishtinën pa kaos në trafik dhe gjithë shprehim mllef, zemërim e edhe flasim e shkruajmë për këtë temë.

Po ka kaq vite që ka kaos, dhe gjithë Ne ia adresojmë Komunës fajin.

Po Ne qytetarët a jemi përgjegjës për këtë kaos?!

Padyshim se po. Por për këtë flasim shumë pak. Disi më shumë kemi dëshirë t’ ia adresojmë Komunës dhe shtetit.

Komuna jonë ka një transport urban mjaftë të mirë, me bus të rinj dhe komod. Verës freskët në ta e dimrit të ngrohët dhe me një personel tepër të mirë.

E ç bëjmë Ne ?!

Ne ndezim veturat tona dhe për një nevojë të vogël i përdorim. E pastaj, pastaj harxhojmë derivate pa masë. Është për tu habitur kur sheh çmimet e derivateve e në anën tjetër kolona automjetesh. E kur i shikon automjetet në to shihni një apo dy persona. Rrallë më shumë.

Kryetari i Komunës dhe shteti fajtor për shprehitë tona, për vetëdijen tonë që nuk kursejmë parat tona dhe kohën tonë?!

Personalisht e kam mat kohën e lëvizjes me bus dhe me veturën time. Shumë më shpejtë, shumë komod dhe i qetë kam lëvizur me bus.

Po, Kryetari ynë duhet të planifikojë dhe punon ta zhbëjë kaosin në trafik, por edhe Ne të gjithë ta ndihmojmë.

Përparim Rama, edhe ai para së gjithash është qytetar i Prishtinës.

Prishtina është e jona, e të gjithëve.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …