Smajl Latifi: Pikëllues lajmi që në moshën 58-vjeçare paska ndërruar jetë veprimtari, atdhetari, Nehat Fetoshi

Pikëllues lajmi që në moshën 58-vjeçare paska ndërruar jetë njëri nga personalitetet e rëndësishme të Fortesës, Rahovecit e më gjerë, veprimtari, atdhetari, kontribut dhënësi, miku e kolegu ynë, Nehat Fetoshi.

Nehati gjithmonë ka qenë i rreshtuar në rrugën e drejtë, ka vepruar pa u ndalur për atdheun dhe ka lënë gjurmë të pashlyeshme gjatë gjithë aktivitetit të tij. Nehati ishte pjesë e një familjeje e cila dikur shërbente si bazë ilegale e organizimit çlirimtar dhe bazë e UÇK-së, nip i veprimtarit dhe intelektualit të shquar shqiptar Ukshin Hoti. Edhe vëllezërit e tij, Arbeni, Nexhati e Shkëlzeni, qenë të orientuar qartë dhe drejtë në rrugëtimin e tyre jetësor. Ata zgjodhën të ecin drejtë rrugës së nderit, pavarësisht vështirësive.

Nehat Fetoshi do të kujtohet gjatë e me respektin më të madh për angazhimin e tij jetësor në shërbim të shoqërisë, po ashtu, edhe për punën e tij të disiplinuar e shembull në komunën e Rahovecit, ku tash e sa vite ka dhënë kontributin e tij si Zyrtar për Biznese.

Në emrin tim, bashkëluftëtarëve dhe të bashkëpunëtorëve të mi, u shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes Fetoshi!

Nehat Fetoshi, qoftë i respektuar emri yt dhe u nderoftë e u kujtoftë për shumë mote jeta e vepra jote!

Pushofsh në paqe!

Do të kujtohesh ndër breza!

Ngushëllime! Ka shkruar kryetari Latifi në përkujtimin për veprimtarin Nehat Fetoshi.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë pas inaugurimit, pllakën e heroit të kombit, Ismet Krasniqi, e ka dëmtuar dora e zezë e kolaboracionistëve

Amir Krasniqi, djali i heroit ka shpërndarë disa fotografi të dëmtimit të pllakës, derisa e …